Nga Bota / E Mërkurë 3 Tetor 2018, 16:04

I shajnë dhe i ofendojnë vajzën në rrjetet sociale, ja si reagon mamaja e Oriolës

Modelja Oriola Marashi është një nga femrat më të përfolura në media dhe rrjete sociale. Ajo është shumë e ndjekur në 'Instagram' dhe fotot e saj provokuese komentohen gjatë nga  fansat, të cilët nuk ngurrojnë që ta fyejnë dhe ofendojnë Oriolën.

Siç duket familja e saj preket nga kjo gjë dhe këtë e ka vërtetuar së fundmi në një intervistë në emisionin “Trokit”. Nëna e Oriolës, Xhoi Jakaj, ka qenë e ftuar për të folur për bulizmin tek të rinjtë, në një moment ajo është pyetur nga moderator Ermal Peçi se si reagon kur shikon që vajza e saj ofendohet në rrjetet sociale.

“Në momentin që ti e ke pranuar brenda vetes që do të jesh një personazh publik, do flasësh  e do punosh për të tjerët ti duhet të marrësh parasysh dhe një lloj kostoje sepse nuk mund të jesh I pëlqyer nga të gjithë. Mendojë se nëse ti arrin të japësh një shembull edhe ngacmimet janë të pakta.”, tregoi ajo.