Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Tetor 2018, 18:06

Starton 'E diela shqiptare', ja surprizat qe ju presin në këtë sezon

Emisioni shumë i dashur për publikun "E diela shqiptare", do të startojë këtë të diel në ekranin e ‘Tv Klan'. Pak më parë është publikuar edhe spoti i tij, ku zbulohet se këtë sezon do të ketë një sërë surprizash .

Nga video e transmetuar në ‘Tv Klan’,  bie në sy që këtë sezon emisionit i janë bashkuar shumë emra të njohur, si tre aktorët e humorit, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku, por gjithashtu edhe moderatorja Bora Zemani.

Në ndryshim nga vitet e tjera, 'E diela shqiptare' do të nisë në orën 12:30 dhe do të transmetohet për 7 orë. Siç është tradita emisioni do të fillojë me rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ku këtë vit do të shohim dy mesazhier të rinj.

Më pas  në orën 13.45, rikthehet rubrika e Blerina Bombajt “Ne jemi çfarë hamë”, do të flitet rreth kë këshillave dhe jetesës së shëndetshme.

Ndërkohë që orën 14.00, do të transmetohet lotaria e përjavshme kombëtare me shorte direkt në studio dhe telefonata surprizë me shumë dhurata që quhet ndryshe “Telebingo Shqiptare”.

Risia e këtij sezoni padiskutim do të jetë rubrika e re “B.E Caffe” që do të fillojë në orën 16:00 dhe që pjesë të saj do jenë Erion Isai, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Kete te diele per publikun qe na pret dhe na do...ð??

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

“Shihemi në Gjyq” dhe këtë  vit do të fillojë në orën 17:00 dhe do të prezantohet si gjithmonë nga Eni Çobani.

Dhe në orën 18.00, Bora Zemani dhe Ardit Gjebrea do të prezantojnë konkurrentet e spektaklit Kënga Magjike.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

E kush tjetër do të të priste kështu @borazemani ??? ð??? #edielashqiptare

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on