Nga Bota / E Premte 5 Tetor 2018, 17:05

'Nuk do kthehem më atje', njeriu që ka udhëtuar në vitin 8973 shokon me rrëfimin e tij

William Taylor një djalë britanik ka shokuar së fundmi të gjithë publikun teksa ka rrëfyer se qeveria britanike e ka dërguar atë në një udhëtim në vitin 8973, ku jeton njeriu cyborg.

Ai ka dhënë një intervistë për ‘Apex Tv’, ku ka rrëfyer se Cyborg është një person imagjinar ose hipotetik aftësitë e të cilit fizike janë zgjeruar përtej kufizimeve normale njerëzore nga elementet mekanike të ndërtuara në trup.

Ndërkohë vetë ky televizion ka treguar se Taylor e ka kaluar testin e së vërtetës dhe rrëfimi i tij nuk ishte i sajuar.  Një nga deklaratat më shokuese të tij ishte kur tregoi se edhe pse kaloi 6 orë në vitin 8973 nuk do të kthehet më atje pasi ishte një shoqëri ku nuk ekzistonte krimi e konflikti dhe se “ka shërime për çdo problem”.

Ndër të tjera ai tha se ky udhëtim u bë si pasoj e një projekti të fshehtë nga qeveria britanike dhe se udhëtimi në kohë është shpikur prej shkencëtarëve që në vitin 1981, por mbahej i fshehtë nga popullsia.

Ëilliam pretendon se u takua me banorët e ngjashëm me cyborgët, të cilët kishin “koka dhe sy të çrregullt” dhe “gojë të vogël”, ishin të talentuar e të pavdekshëm.

“Krijesat e huaja duket se janë “pasardhëse” të qenieve njerëzore që mund të komunikojnë përmes telepatisë, thotë ai. “Gjithkush fliste rrjedhshëm në anglisht. Ata të gjithë kishin një çip që ua skanonte trurin dhe i përkthenin fjalët në çfarëdo gjuhe që donin”, u shpreh William.