
Këngëtarja e hitit "God is a woman", Ariana Grande, ka habitur së fundmi fansat e saj me deklaraën më të fundit që bëri në Instagram.
Në një foto që ajo ka shkrepur përpara pasqyrës fansave u ka tërhequr vëmendjen një kënd lojërash portativ për fëmijë. Të gjithë e kanë pyetur këngëtaren se çfarë kërkon në shtëpinë e saj një krevat për fëmijë. Ndërkohë që dhe këngëtarja Katty Perry e ka pyetur atë: “Çfarë po gatuan në këndin e lojërave?”
Ajo i ka habitur të gjithë teksa ka treguar se ka një fëmijë të fshehtë. “Fëmija im i fshehtë”, shkroi me batutë këngëtarja.
Të gjithë fansat kanë mbetur të habitur nga kjo deklaratë, por më pas këngëtarja ka sqaruar se krevatin e mbajnë për derrkucin që ajo dhe Pete Davidson kanë në shtëpi.