
Këngëtari i hitit "First Time", Liam Payne, ka qenë në vëmendje të mediave muajt e fundit që pas ndarjes nga bashkëshortja, Cheryl Cole. Ata pak pas ardhjes në jetë të djalit tronditën fansat teksa bënë publike ndarjen e tyre.
Menjëherë pas ndarjes, këngëtar është komentuar për disa lidhje të tjera, por më e fundit ka qenë ajo me një vajzë brune. Liam është fotografuar së fundi duke dal nga një restorant me një vajzë e cila nuk është e njohur për publikun.
Mediat e huaja kanë shkruar se mes tyre ka një lidhje dhe se ishin në një darkë romantike në restorant, mirëpo vetë Liam ende nuk ka reaguar mbi këto lajme.