Nga Bota / E Hënë 15 Tetor 2018, 16:04

Pak pasi dhanë lajmin e fejesës, çifti i dashur për publikun i jep fund lidhjes

Pak muaj më parë këngëtarja e njohur e hitit "No tears left to cry", Arian Grande dhe i dashuri i saj Pete Devidson u fejuan pak pasi kishin nisur lidhjen. Kjo fejesë u komentua gjatë nga mediat e huaja dhe ata u kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun.

Mirëpo ndonëse shfaqeshin shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit, menjëherë pas vdekjes së ish të dashurit të Arianës, Mac Miller, duket se lindën edhe problemet për çiftin e famshëm.

Siç raporton ‘TMZ’ Ariana ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike teksa është shfaqur në publik shumë e trishtuar. Siç thonë burimet ajo dhe Pete i kanë dhënë fund fejesës së tyre katër muaj pasi e bënë publike.