Nga Bota / E Martë 16 Tetor 2018, 12:12

Dalin fotot, Meghan Markle shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Ditën e djeshme në të gjitha mediat qarkulloi me shpejtësi lajmi se Duka dhe Dukesha e Sussexit, Meghan dhe Princ Harry, janë në pritje të fëmijës së parë. Lajmin e ka dhënë "Pallati Mbretëror Kensington", nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku konfirmoi lajmin e shtatzënisë.

Pak orë pas lajmit, çifti i njohur ka bërë edhe daljen e parë në publik për një vizitë tek Guvernatori Peter Gosgrove, ku Meghan është shfaqur për herë të parë me barkun e rrubullakosur. Ajo është fotografuar e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë pas trupit që i tregonte mjaft mirë barkun e fryrë.

Ndërkohë edhe Guvernatori i ka dhënë çiftit dhuratën e parë për bebin, një kangurë pellushi dhe një palë çizme të vogla.