
Aktorja turke, Nurgul Nersilcay, e njohur në vendin tonë për rolin e ‘Gylseren’ në filmin ‘Fate të Kryqëzuara’ dhe si ‘Sulltanesha Kosem’, së fundmi i ka befasuar fansat, teksa ka lajmëruar se pas ndarjes nga burri do të martohet me të dashurin aktual.
Ajo i dha fund martesës me Cem Ozen në vitin 2010 dhe me të ka dhe një djalë. Disa muaj më parë, në të gjitha mediat u përhapë lajmi se aktorja ishte në një lidhje me producentin e njohur Necati Kocabay me të cilin është kapur mat disa herë.
Në një intervistë të fundit Nurgul ka treguar se lidhja e tyre është bërë mjaft serioze dhe se kanë plane për tu martuar.
"Çdo gjë po shkon mirë. Po mendojmë të martohemi."- ka rrëfyer ajo për mediat.