Nga Bota / E Enjte 25 Tetor 2018, 12:12

Asnjë shok nuk i shkoi për ditëlindje, 6-vjeçarit të dëshpëruar i ndodh mrekullia

Një djalosh 6 vjeçar nga Arizona u bë viral së fundmi në rrjetet sociale pas një fotoje që prindërit i kishin shkrepur në ditën e lindjes. Ai kishte organizuar një festë me pica, ku kishte ftuar shumë nga shokë e tij, mirëpo festa kishte dështuar pasi fatkeqësisht asnjë nga miqtë e vogëlushit nuk kishte mundur të vinte.

Prindërit e tij të mërzitur kanë shkrepur një foto të 6 vjeçarit teksa ai shfaqej i ulur vetëm në tavolinën e mbushur me pica dhe ja kanë dërguar një gazetari. Kjo foto u bë virale në të gjithë botën dhe Teddy arriti të merrte miliarda urime për ditën e tij të lindjes nga i gjithë globi.

Mirëpo surpriza për Teddyn nuk mbaruan me aq pasi skuadra e NBA, Phoenix Suns ftuan vogëlushin që të festonte ditëlindjen me ta. Madje një ofertë tjetër shumë e mirë i erdhi 6 vjeçarit, ku i dhanë mundësin atij që ditëlindjen ta festonte në një limuzin.Gjithashtu dhe Dj i njohur botëror Khaled i dërgoi atij një dhuratë super luksoze.