Nga Bota / E Premte 26 Tetor 2018, 10:10

U zu keq me motrën, 'Sadna' e penduar ja plas të qarës live (Video)

Aktorja indiane, Sara Khan, u bë shumë e njohur për publikun shqiptar që pas serialit të famshëm "Bidai" ku dhe luante rolin e Sadnës. Mirëpo së fundmi aktorja shumë e dashur për publikun është përfshirë në një serë skandalesh në mediat indiane dhe kjo pas disa fotove ku shfaqej nudo, por edhe për shkak të një reklame pakistaneze, ku ajo u sulmua për paraqitjen e saj me rroba banje.

Siç duket telashet nuk kanë fund për Sadnën, pasi aktorja së fundmi është përfshirë në një sherr me motrën e saj të vogël, Ayra, e të cilët ishte e pandarë. Ato e kalonin pjesën më të madhe bashkë pasi jetonin dhe në një shtëpi, por pas këtij sherri marrëdhëniet e tyre janë prishur.

Sara nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer në të qara dhe ka sqaruar zënkën me motrën.

"Po e bëj këtë video për t'ju informuar se Ajra, motra ime e vogël të cilën e dua shumë... të gjithë e dinë sa shumë e dua, sa shumë do të thotë ajo për mua, e trajtova si vajzën time. Por tani e hoqa nga lista e ndjekësve dhe fshiva të gjitha fotot me të. Po flasin shumë, histori të ndryshme, por nuk janë të vërteta. Të vërtetën do t'jua them unë. Ajo është 18 vjeç dhe e pjekur për t'u kujdesur për veten. Ajo nuk do që t'i japësh urdhëra, gjë që nuk është e gabuar se ajo është e rritur. Ajo e kupton jetën, nuk kam nevojë t'i them çfarë të bëjë, i thoja shumë çfarë duhet të bënte. U përpoqa të bëhesha mama për të dhe ta kontrolloja... dhe ajo më la. Më la për mirë. Mbase nuk mund të isha motër e mirë. Mbase ishte gabim prandaj ajo më la dhe unë e lashë. Prandaj nëse dëgjoni çfarë ndodhi me mua dhe motrën time, janë gënjeshtra. E vërteta është se ajo është rritur dhe mund të kujdeset për veten. Edhe fëmijët i lënë prindërit. Edhe unë i lashë, erdha në Mumbai, s'mund të rri me ta gjithë kohën, është normale. Sa për fotot që fshiva, e bëra por e dua shumë, Zoti e bekoftë, kaq".

Burimi:Xing.al.