
Historia e dashurisë mes reperit The Weeknd dhe super modeles së njohur Bella Hadid ka kaluar nëpër një serë peripecish. Pas një lidhje të gjata ata i dhanë fund marrëdhënies pasi këngëtari u lidh me Selena Gomenz.
Pas 10 muajsh lidhje Selena dhe reperi i dhanë fund çdo gjëje dhe në nëntor të vitit 2016, Bella dhe The Weeknd u kapën mat duke u puthur, gjë që konfirmoi rikthimin e tyre. Mirëpo siç duket lidhja mes tyre po bëhet më serioze, pasi së fundmi reperi i ka bërë propozimin e shumëpritur 22 vjeçares.
Ai i ka kërkuar modeles që të zhvendoset në apartamentin e tij dhe të fillojnë bashkëjetesën. Siç dihet këngëtari jeton në New York në një apartament i cili kap shifrën e 60.000 dollarësh në një zonë afër Tribeca-s.
Sipas TMZ, Bella është çmendurisht e dashuruar pas tij dhe sigurisht që nuk e ka refuzuar këtë propozim që thotë shumë për lidhjen e tyre.