Nga Bota / E Martë 30 Tetor 2018, 15:03

Pasi i nxorën bojën njëra-tjetrës, dy reperet e njohura i japin fund sherrit

Prej kohësh në mediat e huaja është diskutuar shumë mbi sherrin mes dy repereve Nicki Minaj dhe Cardi B. Gjithçka nisi pasi Cardi pretendonte se Nicki kishte folur keq për rolin e saj si nënë dhe i kishte penguar karrierën. Madje të pranishme në një mbrëmje të organizuar nga ‘Harper Bazar’  Cardi e sulmoi Nickin duke e gjuajtur atë me një këpucë.

Mbrëmjen e  djeshme sherri ka shkuar edhe më tej ku mes dy këngëtareve ka nisur një sherr virtual në rrjetet sociale. Mirëpo duket se më në fund ato gjetën një zgjidhje.

Ishte Nicki e para që vendosi paqe me Cardin nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruante: “Ok njerëz, le të fokusohemi tek gjërat pozitive tani e tutje. Jemi të gjithë të bekuar. E di që e gjithë kjo është argëtuese për shumë nga ju, por nuk do ta diskutoj më gjithë këtë sepse s’ka kuptim. Faleminderit për mbështetjen që më jepni vit pas viti.”

Siç duket ky armëpushim është mirëpritur nga ana e Cardit e cila e ka ripostuar statusin e Nickit dhe ka shkruar: “Dakord Nicki Minaj! Le të jemi pozitive dhe të vazhdojmë para.”-shkruan Cardi.