Nga Bota / E Martë 30 Tetor 2018, 19:07

‘Më martuan me mblesëri', Enca do t’ju shkrijë së qeshuri me reagimin

Enca është padyshim një ndër këngëtaret më të komentuara në media e cila momentalisht po korrë një sukses të madh me këngën e saj "Kujt po i han". Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto  dhe video.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto nga prapaskenat e klipit ku ajo shfaqet me një qëndrim që është kthyer menjëherë në meme.

‘Kur të martojnë me mblesëri’, ka shkruar Enca në njërën prej tyre. Ndërsa në tjetrën ka shkruar se është duke pritu për mashkullin e duhur. Këto foto dhe qëndrimi epik i këngëtares kanë shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit.