
Dukesha e Sussex-it Meghan Markle është padyshim një ndër personazhet më të komentuara momentalisht në mediat e huaja. Që pas martesës me Princ Harryn, ajo në çdo dalje publike rrëmben vëmendjen e të gjithëve me veshjet e saj.
Ditën e djeshme Meghan përfundoi turneun 16 ditor në Australi dhe teksa ka shkuar të përshëndetet me popullin, ajo i ka shokuar të gjithë të pranishmit me veshjen e saj. Fundi që Dukesha kishte zgjedhur të vishte ishte tërësisht transparent dhe dalloheshin qartë të brendshmet e saj.
Teksa ajo ka qenë duke ecur, paparacët nuk kanë ngurruar të fotografojnë të brendshmet e saj që mund të shiheshin qartë nga të gjithë. Ndërkohë që të gjitha fotot janë shpërndarë me shpejtësi, ende nuk dihet se si ka reaguar Mbretëresha Elisabeth me thyerjen e rregullave nga ana e ish aktores.