Nga Bota / E Enjte 1 Nëntor 2018, 12:12

Si asnjëherë më parë, deputetët futen në parlament të maskuar për Halloween

Ditën e djeshme në të gjithë botën është festuar festa e njohur e Halloween shumë personazhe të njohur janë maskuar dhe kanë shpërndarë vazhdimisht foto dhe video nga festat e çmendura. Mirëpo ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e të gjithëve ishin deputetët e parlamentit të Kanadasë.

Të gjithë janë habitur ku në parlamentin e Kanadasë është mbajtur një seancë ndryshe pasi të gjithë deputetët kanë shkuar të maskuar.

Ka qenë kryeministri Justin Trudeau ai i cili ka publikuar disa foto ku deputetët shfaqeshin të maskuar teksa shiheshin të ulur në parlament. Gjithashtu ai tregoi se shumë prej tyre bën dhe pyetje aspak të këndshme.