
Ndonëse shumë personazhe të njohur pëlqejnë që ta ndjekin veten e tyre në televizion, aktorja e njohur turke Ozge Ozpirincci e cila në Shqipëri u bë e njohur me rolin e Shamikuqes nuk ndihet aspak mirë ku shikon veten dhe fillon të qaj.
Së fundmi ajo është bërë pjesë e serialit më të ri që titullohet ‘Kadin’ ose në shqip ‘Gratë’ ku një nga pjesët që ka luajtur e ka prekur jashtëzakonisht shumë sa që ka shpërthyer në të qara.
Ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku shihet duke qarë ndërkohë që në ekran ka parë jë skenë me personazhin e saj Bahar.