
Vajza e madhe e çiftit të njohur Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy duket se ka trashëguar talentin e nënës së saj dhe pretendohet të jetë Diva e re e muzikës.
Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi gjyshja e saj, në një intervistë për US Weekly, Tina Larson ka rrëfyer se Blue është shumë e talentuar në muzikë dhe ka një zë të fuqishëm si e ëma, mirëpo ende nuk e di nëse dëshiron t’i futet muzikës.
“Por çfarëdo që të dojë të bëjë, ajo ka për ta bërë pasi është e talentuar në shumë fusha,” ka thënë Tina Larson Knowles.
Siç dihet 6 vjeçarja është më e madhja nga fëmijët e çiftit dhe më e njohura pasi që në moshë të vogël ajo është bërë pjesë e eventeve dhe koncerteve të prindërve të saj.