
Aktorja e njohur britanike e filmit "The Children Act", Emma Thompson është dekoruar ditën e mërkurë me statusin "Dame Commander of the British Empire në Buckingham Palace", një çmim ky shumë i rëndësishëm për aktorët.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Princ William, i cili ja dorëzoi vetë Thompson këtë dekoratë. Në momentin që ajo ka tërhequr çmimin sipas mediave të huaja ka tentuar që ti rrëmbejë një puthje Princit, por ky i fundit ka refuzuar.
"E dua Princ William,"-tha fituesja e Oskar për People. "E kam njohur që kur ishte i vogël. E pyeta nëse mund ta puthja apo jo, por ai më tha: Jo, mos. Kjo ditë nuk është për mua është për ty.”