Nga Bota / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 13:01

'Nuk bëj dot fëmijë’, këngëtarja e njohur rrënqeth fansat me historinë prekëse

Këngëtarja e njohur e hitit "Price Tag", Jessie J mbrëmjen  djeshme ka mbajtur një koncert në Royal Albert Hall, ku ka emocionuar pa masë fansat pasi për herë të parë ka treguar publikisht se nuk mund të bëjë dot fëmijë.

Ajo e emocionuar ka ndërprerë interpretimin dhe ka rrëfyer që këtë lajm aspak të këndshëm e ka marrë vesh 4 vite më parë, por sipas saj ajo nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe do përdor çdo metodë për tu bërë nënë.

"Më thënë katër vite më parë se nuk do të mund të kem kurrë fëmijë. Nuk ua tregoj për simpanti sepse unë jam 1 nga miliona gra dhe burra që po kalojnë dhe do kalojnë këtë situatë." Duke ofruar këshilla dhe dhënë fjalë inkurajuese për njerëz që po kalojnë çaste të ngjashme, Jessie shtoi: "Nuk është diçka që na përcakton ne por doja të shkruaja këtë këngë për veten time në momentin e dhimbjes dhe trishtimit, por edhe për ti dhënë vetes gëzim, për tu dhënë njerëzve diçka që mund ta dëgjojnë kur gjithçka bëhet më e vështirë.  Pra, nëse keni përjetuar ndonjëherë ndonjë gjë më lidhje me këtë apo keni parë ndonjë tjetër të kalojë përmes kësaj ose ka humbur një fëmijë, atëherë ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj dhe unë po mendoj për ju kur këndoj këtë këngë.", ka treguar ajo.

Siç dihet prej disa kohësh po përflitet që këngëtarja është në një lidhje me aktorin e njohur Channing Tatum i cili ka qenë i pranishëm gjatë koncertit të saj.