Nga Shqipëria / E Diel 18 Nëntor 2018, 17:05

Pas largimit nga 'Top Channel', Anjeza Maja zbulon emisionin dhe televizionin e ri ku do ta shohim

Anjeza Maja që prej largimit të saj nga "Top Channel" është diskutuar gjatë në media. Ajo ka qenë pjesë e spektaklit të njohur "Dance with me" ku së bashku me aktorin Romeo komentohen çdo javë për performancat e tyre.

Në një intervistë pak kohë më parë , Anjeza zbuloi se ndonëse është larguar nga prezantimi i ndonjë program, shumë shpejt do të sillte një projekt të ri së basku me stafin e Kryeministrisë.

Ditën e djeshme ajo ka zbuluar më në fund surprizën për të gjithë fansat. Në një postim në Instagram Anjeza ka prezantuar programin e saj të ri që do të transmetohet në ERTV.

Emisioni do të quhet “E zgjidha” , dhe në të do të trajtohen histori të ndryshme shqiptare të njerëzve të zakonshëm.

“Takohemi çdo javë me histori shqiptare. “E zgjidha” është rubrika ime e përjavshme në ERTV, shpresoj të më ndiqni.”- ka shkruar ajo në postim.