
Ajo është cilësuar si një nga modelet më të bukura dhe të kërkuara në industrinë e modës, mirëpo ndonëse të gjithë mendojnë se Chrisy Teigen e ndjen veten perfekte, në fakt ajo së fundmi ka rrëfyer se si shumë vajza të tjera dhe ajo përdor photoshop në fotot e saj për të rregulluar defektin që ka me gishtat e këmbës.
Chrisy ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Ellen Show’ ku ka rrëfyer se në çdo kontratë që ka nënshkruar ka vendosur një rregull strikt, që këmbët e saj të photoshopohen gjithmonë.
“Kam këmbë të xhunglës aziatike, që supozohet të ngjitem në pemë”, -është shprehur modelja, e cila ka shtuar: “E kisha në kontratën me Sports Illustrated: Asnjë foto këmbësh. I zhysja në rërë.” Kur Ellen u mundua të shihte këmbët e saj, Chrisy u tregua e shkathët dhe i mbuloi menjëherë.''