
Që pas ndarjes me këngëtaren e njohur Era Istrefi, Faton Shoshi ka qenë në vëmendje të mediave dhe është përfolur gjatë për jetën e tij private. Ai e hodhi shumë shpejt pas krahëve historinë e dashurisë me këngëtaren shqiptare dhe u lidh me modelen Gresa Hoti.
Pak muaj më parë Fatoni publikoi një foto ku së bashku me Gresën shiheshin sipër një makine të kuqe duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.
Mirëpo lidhja e tyre përfundoi shpejt pasi sipas revistës “Story” dyshja është ndarë. Madje Shoshi ka konfirmuar se i ka dhënë fund historisë së dashurisë me modelen Gresa Hoti dhe tani është beqar.
Por pavarësisht ndarjes, Gresa nuk i ka kursyer fjalët e mira për Fatonin.
“Lum nëna që e ka” – është shprehur Gresa për fansat, duke zbuluar se ndarja e tyre paska qënë me shumë mirëkuptim.