Nga Bota / E Hënë 3 Dhjetor 2018, 13:01

Dasma e vitit: Çifti i njohur i showbizit martohet në ceremoninë tradicionale (Pamjet)

Këngëtari i njohur i grupi "Jonas Brother", Nick Jonas dhe aktorja e famshme, Priyanka Chopras, kanë rrëmbyer vëmendjen  të gjithëve dy ditët e fundit pasi celebruan në martesë dashurinë e tyre. Ajo që mori vëmendjen e  të gjithëve ishte dasma tradicionale indiane e cila ishte thjesht madhështore dhe shumë e veçantë.

Çifti i njohur është martuar sipas ritualeve indiane dhe ajo që ra në sy ishte se të dy fiset pavarësisht kulturave të ndryshme arritën të respektonin njëri-tjetrin.

Në fotot e publikuara prej çiftit, shihet se si ata si dhe të ftuarit kanë respektuar kodin e veshjes dhe kanë zgjedhur të gjithë të vishen me kostume tradicionale indiane. Pjesa më e bukur e ceremonisë ka qenë kur të gjithë familjarët nëpërmjet kërcimit kanë treguar mënyrën se si është njohur Priyanka dhe Nick.