Kuriozitete / E Martë 4 Dhjetor 2018, 13:01

Fero i vjedh sendin e preferuar, e dashura i kërkon llogari publikisht

Disa ditë më parë, u bë e ditur se reperi i njohur nga Kosova, Fero, ishte në një lidhje me modelen seksi Arbenita Ismajli. Dyshja janë kapur disa herë bashkë dhe ndonëse nuk e kanë pranuar zyrtarisht marrëdhënien e tyre, ata e bëjnë mjaft publike dashurinë nëpërmjet komenteve në fotot që hedhin.

Së fundmi, Fero ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet brenda një makine dhe me një palë syze.

Në mes të dhjetëra komenteve, ka spikatur ai i Arbenitës, e cila ndryshe nga herët e tjera që e komplimenton, ka pasur një kërkesë të veçantë.

Syzat”, i ka thënë modelja Feros krah tre emoji të zemrave, duke nënkuptuar se ky aksesor që mban Fero në këtë foto, i përkasin asaj. “T’i kthej”, i është përgjigjur Fero Arbenitës, shoqëruar nga një puthje.