
Në testin e ditës së sotme do të zbuloni shumë për të ardhmen dhe për personalitetin tuaj. Gjithçka që duhet ë bëni është që në fotografinë më sipër të zgjidhni një prej perëndeshave, dhe do të zbuloni atë që kanë për t’ju thënë.
Sekhmet
Zemërimi, qoftë i juaji apo i personit tjetër ju bën të ndiheni keq? Keni frikë, sepse ju jeni mësuar që nuk është mirë të zemëroheni? Apo që ta shprehni atë është gjë e shëmtuar? E keni shtypur apo jeni shkëputur nga zemërimi në atë masë, saqë tani është e vështirë të shprehet? Ndoshta ju keni kaluar nga zemërimi në urrejtje.
Sekhmet thotë se zemërimi është pjesë e forcës së gruas. Mos e humbisni zemërimin tuaj. Mësoni ta shprehni atë në një mënyrë që të mund të dëgjohet. Mësoni ta transformoni në një mënyrë që ju forcon dhe ju jep energji. Rruga për përmbushjen do të jetë shumë e rëndësishme kur ju e bëni zemërimin, aleatin tuaj.
Afërdita
Kaloni ditën pa menduar ose duke thënë se sa e doni veten? Bëni gjëra të vogla me dashuri për veten tuaj? I kuptoni nevojat tuaja me dashuri dhe me respekt, ose kritikoni veten se keni pasur të bëni me rutinën që keni krijuar, ankoheni për punën që e urreni, për t’u ankuar për marrëdhënien që mbani?
Tani është koha të doni veten. Afërdita thotë se për të dashur një person tjetër, ju duhet të jeni në gjendje ta doni veten në radhë të parë. T’i duash të tjerët do të thotë t’i lësh ashtu si janë. Kjo do të thotë të dëshmosh atë që ti dhe të dashurit e tu jeni me dashuri, hare dhe kënaqësi.
Hapësira që u japim të tjerëve varet nga sa hapësirë na japin at aneve. përmbushja arrihet kur ne jemi në gjendje të ofrojmë hapësirë të pafundme dhe durim për veten tonë së pari dhe pastaj t’ua shtrijmë atë të tjerëve.
Maeve
Eshtë koha të jeni mbretëresha e zotërimeve tuaja, të bëheni e vetëdijshme, e si pasojë e përgjegjshme për gjithçka që bën, gjithçka që je, gjithçka që beson. Ka disa pika brejda jush që ju ngjajnë të pasigurta, si ujërat e panjohura? Të duket sikur jeton automatikisht, a thua jeni programuar nga dikush tjetër?
Ndoshta jeni shtyrë drejt një situate të caktuar, në vend se të përpiqeshit të kuptonit nëse ky është vendi më i mirë për ju?
Maeve është këtu për t’ju kujtuar se mënyra për t’u integruar është që të merrni përgjegjësi për jetën tuaj, cilado qoftë ajo. Vetëm kur merrni përgjegjësitë, pranoni se kush jeni, mund të krijoni diçka të ndryshme.