Kuriozitete / E Premte 11 Janar 2019, 11:11

Pas martesës së bujshme, Afërdita Dreshaj flet për pritjen e ëmbël

Në qershor të vitit që lamë pas këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj kurorëzoi në martesë lidhjen e  saj disa vjeçare me sportistin çek Jakub Kindl.

Bukuroshja shqiptare ka qenë shumë aktive këto kohë në ‘Instagram’ dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video ku reagon se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj.

Mirëpo, së fundmi shumë prej fansave kanë nisur ta pyesin se kur ka ndërmend që të bëj një fëmijë. Ajo i ka kthyer së fundmi në ‘Instastory’ të gjithë fansave përgjigje lidhur me këtë temë.

“Kur do të bëheni me bebe? Je shumë e bukur dhe dukeni të lezetshëm bashkë?”, u pyet Dreshaj nga një prej ndjekësëve.

“Kam marrë më shumë se 20 pyetje për këtë çështje. Ne absolutisht që i duam fëmijët, por po shijojmë njëri-tjetrin tani për tani”, iu përgjigj Afërdita.