Kuriozitete / E Mërkurë 23 Janar 2019, 09:09

Testi i ri që po çmend gjithë internetin: Si vizatohet X-i?

Shumë prej nesh rregullat e shkrimit që kemi mësuar në shkollë i kemi harruar tashmë, mirëpo një foto e re e shpërndarë në rrjetet sociale ka bërë që shumë prej përdoruesve të rikthehen dhe të mendojnë gjatë se si shkruhet një gjë.

Në foton e publikuar së pari në Twitter nga Sixers Smasey të jepen disa mundësi për të vizatuar një X. Këto mënyra të vizatimit përdoren ndryshe nga çdo person.

Shumë njerëz janë fiksuar me këtë figurë dhe të gjithë kanë filluar të komentojnë versionin e tyre të X-it.

Ndërkohë vetë artistja, Sixers Smasey ka rrëfyer se mënyra e si e  vizaton X-it varet nga prejardhja jote.

“Konsensusi i përgjithshëm është se amerikanët e bëjnë sipas mënyrës 7 dhe 8 ndërsa, Mbretëria e Bashkuar sipas 5 dhe 6. Ndoshta kështu jemi mësuar në shkollë, nuk jemi të sigurt për vendet e tjera.", tregoi ajo.

Po ju si e vizatoni X?