Nga Shqipëria / E Hënë 22 Prill 2019, 17:05

Pas sherrit, Shyhrete Behluli merr vendimin drastik ndaj motrave Mustafa

Shyhrete Behluli dhe Motrat Mustafa kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pas akuzave për kopjim të këngës. Motrat Mustafa akuzuar Shyhreten se ka huazuar idenë e një kënge që i dedikohej nënës. Në një intervistë për "Prive", Shyhrete foli për herë të parë mbi këtë çështje dhe bëri thirrje që motrat Mustafa t'i kërkojnë të falur.

"Nuk e kam ndërtu karrierën me skandale sa me marrë ide nga Sahidja. Kjo është shpifje me qëllim me njollos emrin dhe karrierën time. Qëllimi i tyre ka qenë me i bo këngës publicitet me emrin tem", u shpreh Shyhrete.

Pas intervistës së këngëtares, njëra nga motrat Mustafa, Sahidja reagoi me një postim në rrjete sociale.

"As edhe nje gje nuk e tha te vertet ,po jam shume e qet kur e di qe edhe ajo e din cila eshte e verteta. Tha me kerku falje, un smundem me thon me na kerku falje ajo ,se ne jemi shume te reja kunder moshes te saj. Vetem respekt per moshen qe e ka", shkruante ndër të tjera Sahidja.

Pas intervistës, Shyhrete ka vendosur t'i heqë motrat Mustafa edhe nga Instagrami duke treguar kështu se shoqëria e tyre është prishur.

Po ashtu edhe motrat Mustafa e kanë hequr Shyhreten nga lista e tyre e ndjekësve në Instagram.