
Fakti që Danjel dhe Fotini prej kohësh nuk janë më aktiv në rrjete sociale e madje llogaria e tyre e përbashkët në Instagram nuk ekziston më, ditën e sotme u përfol se ata janë ndarë.
Ndërkohë as dasma që mezi po pritej nuk është mbajtur akoma dhe çifti po qëndron larg syrit të publikut prej muajsh të tërë.
Pas lajmeve për ndarjen e tyre, të afërmit e Danjelit kanë reaguar për "Xing.al" dhe kanë treguar se çifti vazhdon të jenë bashkë.
"Për bukuri janë", ka thënë për "Xing.al" e afërmja e Danjelit.